Nga sot, reduktimi i flotës së transportit urban në Tiranë e ka kthyer pritjen e autobusit në një “program ditor” të detyruar për qytetarët, ku nga 45 minuta deri në 1 orë npritje ë stacion është bërë pothuajse normale. Vendimi i operatorëve, i justifikuar me kostot dhe mungesën e mbështetjes institucionale, po përkthehet drejtpërdrejt në një shërbim më të rralluar dhe më të mbingarkuar.
Në terren, situata është e përsëritur dhe e njëjtë, qytetarët presin gjatë, ndërsa autobusët mbërrijnë të tejmbushur, duke mos arritur të marrin të gjithë pasagjerët. Kjo krijon një zinxhir vonesash, ku njerëzit detyrohen të presin disa mjete radhazi, shpesh duke humbur punën, oraret e shkollës dhe angazhimet e përditshme.
Pavarësisht kësaj situate që prek drejtpërdrejt jetën e përditshme në kryeqytet, mungesa e një reagimi të fortë kolektiv bie në sy. Ndërsa problemet në transport thellohen, qytetarët vijojnë ta përballojnë situatën në mënyrë individuale dhe heshtje, pa u reflektuar ende në forma presioni apo proteste të organizuar ndaj shtetit dhe institucioneve përgjegjëse.