Çitaku: Nëse vendi shkon në zgjedhje Albin Kurti nuk është fajtori kryesor, por i vetmi

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 15.04.2026, 08:44

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka thënë se nëse Kosova shkon në zgjedhje fajtori është Albin Kurti.

Ajo tha se nuk është fajtori kryesor, por i vetmi – sepse ka 66 deputetë dhe nuk po arrin ta mundësojë zgjedhjen e Presidentit.

“Nëse vendi shkon në zgjedhje sërish, përgjegjës i vetëm është Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje, ata e kanë një shumicë parlamentare prej 66 deputetësh, PDK i ka 22, nëse PDK është e papërshatshme janë edhe 98 deputetë të tjerë që mund të arrijnë marrëveshje. Po ashtu 6 deputetë të AAK-së janë përjashtuar fare nga Albin Kurti, ndërsa siç ka pasur deklarime zonja Osmani ka pasur mbështetjen e LDK, por Kurti kërkonte 83, 84, lojërame fjalë”, ka thënë ajo.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit