Pamje apokaliptike: Nëna me foshnjën në krahë nxiton të largohet nga ferri i flakëve

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 14.04.2026, 19:02

Një pamje tronditëse është filmuar në vendngjarje, ku shihet një nënë duke mbajtur në krahë një foshnjë, e cila nxiton të largohet nga shkallët e pallatit që digjet. Gruaja, me një shprehje tmerri në fytyrë, mban foshnjën të mbështjellë me një batanije të kuqe. Kjo dëshmi dramatike tregon qartë rrezikun që kanosi banorët.

Burime nga vendngjarja konfirmojnë se ka të lënduar si pasojë e zjarrit, me disa banorë që kanë pësuar asfiksi nga tymi i dendur. Ata janë transportuar me urgjencë drejt QSUT-së për të marrë ndihmën mjekësore. Forcat zjarrfikëse po punojnë me intensitet për të vënë nën kontroll flakët, të cilat u përhapën me shpejtësi duke përfshirë disa kate të pallatit.

Shkaku i zjarrit ende nuk është përcaktuar, por grupi hetimor po punon për të hedhur dritë mbi rrethanat e ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit