“O me Belindën, o me BE”, protestuesit pëplasen me policinë para Pallatit të Kongreseve

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 14.04.2026, 17:58

Disa protestues janë përplasur këtë të martë, më 14 prill, me forcat e policisë përpara Pallati i Kongreseve, aty ku po zhvillohej Samiti i IV për Diasporën.

Të pranishmit mbanin një banderolë me mbishkrimin “O me Belindën, o me BE”, duke iu referuar debatit të fundit politik lidhur me qëndrimin e mazhorancës në Kuvend për mosheqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku.

Sipas dëshmive nga vendi i ngjarjes, situata u tensionua kur protestuesit tentuan të afrohen më pranë perimetrit të sigurisë, ndërsa policia ndërhyri për t’i larguar. Gjatë përplasjes pati shtyrje dhe momente tensioni, ndërsa disa prej protestuesve u shoqëruan në komisariat.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit