Zjarr masiv në një pallat pranë QSUT, rrezikohen ndërtesat përreth

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 14.04.2026, 17:11

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një pallat në zonën e Farmacisë 10, duke shkaktuar panik dhe frikë tek banorët e zonës.

Flakët, të cilat sipas burimeve kanë shpërthyer në një nga katet e ndërtesës, janë përhapur me shpejtësi, duke përfshirë edhe apartamentet e tjera. Tym i dendur ka mbuluar zonën, ndërsa banorët janë detyruar të dalin me urgjencë nga banesat e tyre. Teksa burime nga vendngjarja bëjnë me dije se zjarri rrezikon të përhapet edhe në ndërtesat përrteh.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve, ndërsa policia ka rrethuar perimetrin për të garantuar sigurinë dhe për të lehtësuar ndërhyrjen e emergjencave.

Deri në këto momente nuk ka një bilanc të saktë për persona të lënduar, ndërsa po punohet për evakuimin e plotë të banorëve dhe shmangien e përhapjes së mëtejshme të zjarrit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit