Momente tensioni dhe frike janë regjistruar në rrugë, ku një debat mes një gruaje dhe një burri, për arsye ende të paqarta, degradoi shpejt në përplasje fizike.
Nga pamjet që po qarkullojnë, shihet se konflikti nis me tone të larta dhe përshkallëzohet brenda pak sekondash, kur gruaja ndërhyn fizikisht ndaj burrit. Situata del jashtë kontrollit, ndërsa të dy reagojnë ashpër ndaj njëri-tjetrit.
Në vijim, burri, i pushtuar nga nervat, i kundërpërgjigjet me forcë, duke e bërë përplasjen edhe më të dhunshme. E gjithë skena është filmuar me celular nga persona të pranishëm, ndërsa disa kalimtarë përpiqen të ndërhyjnë për të ndarë palët dhe për të qetësuar situatën.
Ngjarja, që dyshohet të ketë ndodhur një ditë më parë në Turqi, ka shkaktuar reagime të shumta, ndërsa mbeten ende të paqarta shkaqet që çuan në këtë përplasje në mes të rrugës.