“Samiti i Diasporës plot me punonjës bashkie: Na morën me forcë nga puna me listë prezencë”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14.04.2026, 14:28

Një punonjëse e Bashkisë Elbasan ka denoncuar në redaksinë tonë se ajo dhe kolegët e këtij institucioni janë urdhëruar të udhëtojnë mëngjesin e sotëm drejt Tiranës për të marrë pjesë në aktivitetin e Samitit të Diasporës.

Sipas saj, pjesëmarrja është bërë me urdhër nga drejtuesit e bashkisë dhe është trajtuar si e detyrueshme, me qëllim mbushjen e sallës së aktivitetit.

Denoncuesja pretendon se transporti është organizuar me autobus dhe se është kërkuar prani e punonjësve pa u marrë parasysh nëse ata kanë dëshirë të marrin pjesë apo kanë angazhime familjare.

Ajo thotë se drejtoreshë D.Roseni, ka mbajtur shënim mungesat gjatë nisjes së autobusit dhe ka monitoruar pjesëmarrjen e stafit.

Sipas saj punonjësve u është lënë të kuptohet se mosbindja ndaj këtij urdhëri mund të sjellë pasoja në vendin e punës.

Denoncuesja kërkon të mbetet anonime, duke theksuar frikën nga largimi nga puna.

Denoncimi i plotë:

Persh JOQ Jam nje punonjese e Bashkise Elbasan. Sot ne mengjes morem urdher nga Kryetari te shkojme me autobuz ne tirane sepse eshte Samiti i Diaspores

Do mbushim karriget e Edi Rames qe akoma i merr njerezit me detyrim neper takime. Prania ishte me detyrim edhe nga drejtoresha e D. Roseni qe merrte dhe mungesat ne deren e autobuzit

Nuk pyeten a donim a sdonim te iknim, a kemi femjne apo pleq ne shtepi. Do permbushim detyrat se perndryshe na rrezikohet vendi i punes. Ju lutem anonim se keto te hegin nga puna, jemi me keq se ne komunizem. Sms nuk cuan se kan frike se ju raportojme tek ju. Na e thane gojarisht sa arritem ne pune”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit