Momenti kur 19-vjeçari futet me armë në ish-shkollën e tij dhe qëllon këdo që i del para

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14.04.2026, 13:14

Janë publikuar pamjet e rënda nga një sulm me armë në një shkollë profesionale në Turqi, ku një 19-vjeçar hapi zjarr dhe plagosi 16 persona, përpara se të humbte jetën gjatë ndërhyrjes policore.

Ngjarja ndodhi në orët e mëngjesit në Shkollën e Mesme Profesionale dhe Teknike “Ahmet Koyuncu” në Siverek, Sanliurfa, ku autori i dyshuar hyri i armatosur dhe qëlloi pa dallim ndaj nxënësve dhe stafit, duke shkaktuar panik të madh.

Sipas autoriteteve turke, 19-vjeçari Omer Ket, ish-nxënës i shkollës, kishte ndjekur mësimet deri në klasën e nëntë dhe më pas ishte regjistruar në një program me mësim në distancë.

Gjatë operacionit policor për neutralizimin e tij, ai dyshohet se i dha fund jetës brenda ambienteve të shkollës.

Raportohet gjithashtu se para sulmit, ai kishte publikuar një mesazh paralajmërues në Instagram, ku shkruante: “Përgatituni, do të ketë një sulm në këtë shkollë brenda pak ditësh.”

Në vendngjarje u dërguan forca të shumta policie dhe ekipe mjekësore, ndërsa dëshmitarët thanë se sulmuesi fillimisht hapi zjarr në oborr dhe më pas hyri brenda godinës duke vijuar sulmin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit