Shqiptarët e ndihmuan: Leuçemia mposht Emanuelën, ndërron jetë në moshën 37-vjeçare

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14.04.2026, 12:15

Një lajm i trishtë ka mbërritur në redaksinë tonë.

Emanuela Kolonja, 37-vjeçarja e cila prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë, leuçemi akute, ka ndërruar jetë.

E reja nga Saranda, nënë e një djali 4-vjeçar, në tetor 2025 ndodhej e shtruar në QSUT por gjendja e saj shëndetësore ishte përkeqësuar pasi sëmundja i kishte prekur shtyllën kurrizore, duke e bërë të pamundur lëvizjen.

Ajo iu drejtua redaksisë së JOQ ALBANIA për të kërkuar ndihmën e shqiptarëve për trajtimin e saj, dhe falë kontributit të qytetarëve, brenda pak ditëve u mundësua edhe nisja e saj drejt Italisë për kurim.

Por pavarësisht përpjekjeve dhe mbështetjes së gjerë, ajo nuk arriti ta fitojë betejën me sëmundjen, duke lënë pas bashkëshortin, djalin e vogël dhe familjen e saj.

Familjarët kanë shprehur mirënjohje të thellë për të gjithë ata që kontribuan dhe u solidarizuan në këtë periudhë të vështirë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit