Sherr i dhunshëm mes të rinjve në Korçë, plagoset 16-vjeçari

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 14.04.2026, 12:12

Një sherr mes disa të rinjve është regjistruar në qytetin e Korçës, në lagjen nr. 2, pranë kinemasë. Sipas informacioneve paraprake, përplasja ka degraduar në dhunë fizike, ku palët janë goditur me grushte dhe dyshohet se janë përdorur edhe sende të forta por nuk përjashtohet as përdorimi i armëve të ftohta.

Si pasojë, një 16-vjeçar ka përfunduar në spital me dëmtime në trup. Burime nga mjekët bëjnë të ditur se ai është goditur gjatë konfliktit dhe më pas është rrëzuar mbi kangjella, duke pësuar çarje. Fatmirësisht, ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr trajtimin e nevojshëm.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, por personat e përfshirë janë larguar përpara ndërhyrjes së efektivëve. Ndërkohë, hetimet kanë nisur për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ku janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë dhe po merren në pyetje dëshmitarë që mund të hedhin dritë mbi rrethanat e konfliktit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit