Florin Krasniqi: Unë e financova strukturën e VV-së për linçime në rrjete sociale

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 14.04.2026, 11:08

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Florin Krasniqi, ka lëshuar akuza të rënda ndaj ish-partisë së tij, duke pretenduar se ka qenë financuesi kryesor i një strukture të organizuar për sulme dhe linçime virtuale.

Krasniqi ka rrëfyer prapaskenat e periudhës kur ishte pjesë aktive e LVV-së, duke e cilësuar veten si kontribuuesin më të madh të asaj që ai e quan “burim i së keqes”.

“Unë kam qenë aty, unë i kam financu. Kur është kriju kjo struktura e Vetëvendosjes për ofendime, fyemje, linçime në rrjetet sociale, unë kam qenë kontribuuesi më i madh i asaj pune”, ka deklaruar Krasniqi.

Krasniqi pretendoi se ai ka siguruar pajisjet teknologjike dhe hapësirat ku dhjetëra të rinj, sipas tij, angazhoheshin për të ofenduar njerëz mbi baza personale në rrjetet sociale.

“Unë kam qenë aty, unë i kam financu. Ia kam sjellë krejt kompjuterat, i kam ble dhe kam kriju atë dhomën e madhe ku janë ulë me dhjetëra të rinj… dhe kanë fillu me ofendime, me i fy njerëzit mbi baza personale”, deklaroi Krasniqi.

Sipas ish-deputetit, ky mekanizëm agresiv në publik nuk ishte i rastësishëm, por i menduar mirë nga individë të caktuar brenda lëvizjes.

Ai drejtoi gishtin nga personat që ai i identifikoi si “Grupi i Shqipërisë”.

“Kryesisht grupi i Shqipërisë, Dejona, Elvis Hoxha, Bojkeni… këta kanë qenë si ideatorët. E kanë ditë çfarë ndikimi ka me pas kjo formë agresive në publik”, tha ai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit