Vidhet kasaforta me para e ari në Graçanicë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 14.04.2026, 10:42

Një shtetas i Turqisë ka raportuar në polici se persona të panjohur kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe i kanë vjedhur kasafortën në të cilën kishte para të gatshme, disa orë dhe stoli ari.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në Graçanicë, njofton raporti 24 orësh i policisë.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin kanë nisur hetimet dhe rasti po cilësohet si “Vjedhje e rëndë”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit