Kapshtica “paralizohet” pas Pashkëve, qindra automjete në radhë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14.04.2026, 10:13

Fluksi i emigrantëve është rikthyer sërish në pikat kufitare, duke sjellë lëvizje të shtuar të automjeteve.

Pasditen e 13 prillit, në pikën kufitare të Kapshticës në Korçë, janë krijuar radhë që kanë shkuar mbi 1 kilometër, pasi shumë qytetarë po ktheheshin drejt Greqisë për të rifilluar punën pas festimit të Pashkëve ortodokse në Shqipëri.

Sipas informacioneve nga dogana, pala shqiptare po operon me pesë sportele në dalje, duke shfrytëzuar kapacitetin maksimal, ndërsa pala greke punon me gjashtë sportele në hyrje. Fluksi është krijuar në një kohë relativisht të shkurtër, pasi më herët situata kishte qenë e qetë. Autoritetet kanë marrë masa për të shmangur pritjet e gjata dhe për të përshpejtuar kalimin e qytetarëve.

Të dhënat zyrtare tregojnë se gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë 4,805 shtetas dhe kanë dalë 8,052 të tjerë, çka pasqyron një lëvizje të lartë pas festave.

Aktualisht, situata paraqitet më e qetë, pa radhë të gjata, ndërsa autoritetet mbeten në gatishmëri për të përballuar çdo rritje të mundshme të fluksit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit