Goditja e 3 call center-ave në Tiranë, emrat e 7 të arrestuarve! Miliona euro dëme

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 14.04.2026, 09:24

Prokuroria e Tiranës ka zhvilluar një operacion të gjerë kundër mashtrimit kompjuterik, duke lëshuar 7 urdhër-arreste dhe 2 masa ndalimi për dalje jashtë vendit. Në pranga kanë rënë Eduart Dalla, Mateo Hoxha, Tedi Agastra, Ledio Toçi, Xhoel Mekolli, Marsel Lami dhe Xhoji Hitaj, ky i fundit i përfshirë edhe në një çështje për tentativë vrasjeje. Ndërkohë, për Aida Vokli dhe Ledjon Cenaj është vendosur masa “ndalim dalje jashtë vendit”.

Operacioni u zhvillua në tre call-centera në kryeqytet, ku përveç të arrestuarve, mbi 80 operatorë janë shoqëruar dhe marrë në pyetje. Gjatë kontrolleve, policia ka sekuestruar mbi 800 mijë euro cash, si dhe pajisje të shumta teknologjike, përfshirë kompjuterë, servera, USB dhe kamera sigurie, që dyshohet se përdoreshin për aktivitetin e paligjshëm.

Sipas hetimeve paraprake, Mateo Hoxha dhe Tedi Agastra dyshohet se konvertonin të ardhurat e përfituara nga mashtrimet në kriptomonedha për të fshehur gjurmët e parave. Autoritetet besojnë se janë mashtruar mijëra qytetarë europianë dhe dëmi ekonomik mund të kalojë mbi 50 milionë euro, ndërsa hetimet vijojnë për identifikimin e bazave të tjera të përfshira në këtë aktivitet kriminal.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit