Gjendet i pajetë 55-vjeçari në Savër të Lushnjës, dyshohet për mbidozë alkooli

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 14.04.2026, 08:24

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm banorët e fshatit Savër në Lushnjë, ku është gjetur trupi i pajetë i një burri në rrugë. Zbulimi u bë nga kalimtarë të rastit, të cilët njoftuan menjëherë autoritetet.

Viktima është identifikuar si 55-vjeçari Skënder Malia, banor i zonës. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se vdekja mund të ketë ardhur si pasojë e konsumit të tepërt të alkoolit, megjithatë rrethanat mbeten ende të paqarta.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë forcat e policisë dhe ekipet mjekësore, të cilat nisën hetimet fillestare. Trupi i pajetë është transportuar për ekspertizë mjeko-ligjore, e cila pritet të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit