Pacolli: Valon Lluka më ka vjedhur 5 milionë euro, paratë i çoi në Dubai!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 14.04.2026, 01:05

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka hedhur akuza të forta ndaj ish-bashkëpunëtorit të tij Valon Lluka, duke pretenduar se nga kompanitë e tij janë marrë miliona euro ndër vite.

Gjatë një interviste televizive, Pacolli deklaroi se ish-administratori i tij, me të cilin tha se ka bashkëpunuar për afro 19 vite, dyshohet se ka përfituar në mënyrë të paligjshme fonde nga llogaritë e kompanive të tij.

Sipas pretendimeve të biznesmenit, shuma totale arrin në rreth 5.7 milionë euro, të cilat sipas tij janë transferuar gradualisht në llogari të tjera.

Ai shtoi se për këtë çështje ka bërë edhe kallëzim në Kosovë, ndërsa akuzoi Llukën se për një periudhë të gjatë kohore i ka shkaktuar dëm financiar kompanive të tij.

"Unë kam nënshkruar për administratorin tim (Lluka), i cili ka punuar për 19 vite me tonelata dokumentesh. Ai më ka thënë 'nënshkruaje' dhe unë s'e kam verifikuar, sepse i kam besuar atij. Ai ka pasur interesin e vet. Ne kemi parë se Valon Lluka, administratori im për 19 vjet, ka vjedhur nga kompanitë e mia në Kosovë 5 milionë e 700 mijë euro; i ka marrë nga llogaria dalëngadalë dhe i ka dërguar te llogaria e tij dalëngadalë", tha ndër të tjera Pacolli.

Në të njëjtën dalje publike, Pacolli u ndal edhe te çështja e Aeroporti i Vlorës, duke deklaruar se, nëse nuk gjen zgjidhje në gjykatat shqiptare, do t’i drejtohet arbitrazhit ndërkombëtar.

Sipas tij, në rast se çështja shkon në arbitrazh, shuma e dëmshpërblimit që mund të kërkohet mund të arrijë deri në 247–250 milionë euro.

Pacolli theksoi se, sipas vlerësimit të tij, nëse do t’i jepej drita jeshile, punimet për aeroportin mund të përfundonin brenda një periudhe të shkurtër.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit