Bosi i Call Centrave, kush është Florian Sula, ‘biznesmeni’ që u mor peng në mes të Tiranës?

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 13.04.2026, 19:07

I ashtuquajturi “biznesmen ndërtimi”, i marrë peng në zemër të Tiranës më 31 mars nga vëllezërit Jurgen dhe Kevin Neza, përkatësisht 28 dhe 25 vjeç, së bashku me kushëririn e tyre Hysen Neza, 33 vjeç, me synimin për t’i marrë 2 milionë euro, rezulton të jetë Florian Sula, një emër i njohur në prapaskenë si drejtues i rrjeteve të call center-ave, i dyshuar për mashtrim në shkallë të gjerë, pjesëmarrje në grup kriminal dhe pastrim parash përmes ndërtimit.

Rrëmbimi i tij përbën një akt të rëndë kriminal dhe dyshohet të jetë kryer nga një grup i strukturuar, por nga ana tjetër, vetë Sula përflitet se ka përfituar miliona euro përmes mashtrimit të qytetarëve evropianë me skema të investimeve fiktive. Përtej arrestimit të autorëve të dyshuar të pengmarrjes, shtrohet edhe nevoja për një hetim të plotë ndaj vetë Sulës: si arriti të ndërtojë një profil biznesmeni në moshë kaq të re, cilat janë aktivitetet e tij reale, në emër të kujt operojnë bizneset dhe cili është burimi i kapitalit të investuar.

Sipas burimeve në media, Florian Sula konsiderohet pjesë e rrjeteve të lidhura me Amant Josifin dhe Flladi Malajn, duke qenë aktiv në operimin e call center-ave dhe paralelisht i përfshirë në investime në ndërtim, kryesisht në zonat bregdetare, si një mënyrë për të ricikluar të ardhurat e dyshuara kriminale. Falë aftësive në menaxhim dhe njohurive në teknologji, ai dyshohet se ka luajtur një rol kyç në organizimin e skemave të mashtrimit financiar, veçanërisht në fushën e investimeve të rreme në tregjet ndërkombëtare.

Megjithëse nuk rezulton me aktivitet të deklaruar biznesi apo të ardhura të ligjshme, Sula ka investuar vitet e fundit shuma të konsiderueshme në pasuri të paluajtshme, nga Tirana deri në jug të vendit. Blerjet e pronave, nga Borshi në Himarë, dyshohet se janë bërë me qëllim zhvillimi për hotele dhe vila turistike, një praktikë e njohur për pastrimin e parave

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit