Detaje nga dosja/ Hajrulla merrte informacione nga brenda, gjurmonte grupin e “Doqes” me GPS

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 13.04.2026, 15:14

Detaje të reja janë zbardhur nga dosja hetimore e SPAK për grupin kriminal të drejtuar nga Inez Hajrulla, i cili u godit në operacionet e muajit mars.

Sipas përgjimeve të platformës së koduar SKY ECC, rezulton se Hajrulla dhe bashkëpunëtori i tij i afërt, Ervis Matodashaj, kanë marrë vazhdimisht informacione se grupi rival i Fatmir Hysenit, i njohur me nofkën “Doqe”, po përgatitej prej kohësh për një goditje ndaj tyre.

Në komunikimet e përgjuara, dyshohet se shkëmbeheshin të dhëna për lëvizje, vendndodhje, persona të përfshirë dhe automjetet e përdorura nga palët.

Për shkak të pamundësisë për të goditur drejtpërdrejt Fatmir Hysenin, i konsideruar si një figurë e vështirë për t’u arritur nga drejtësia, grupi i Hajrullës dyshohet se ka vendosur të veprojë në mënyrë parandaluese, duke synuar të “thyejë krahët” e grupit rival përpara çdo sulmi të mundshëm.

Në këtë kontekst, në shënjestër ka përfunduar edhe Gentian Qarri.

Në shkurt të vitit 2021, pas identifikimit të disa anëtarëve të grupit kundërshtar, interesimi i tyre është fokusuar në gjetjen e bazave dhe vendndodhjeve të tyre, me qëllim informimin e autoriteteve, një veprim i përshkruar në komunikime me shprehjen “t’ju çojmë shtetin”, që nënkupton denoncim apo ekspozim ndaj policisë.

Dosja hetimore tregon gjithashtu përdorimin e GPS të vendosur në automjete për ndjekjen e lëvizjeve të kundërshtarëve, me qëllim monitorimin dhe përgatitjen e atentateve të mundshme.

Sipas hetimeve, informacionet që i vinin grupit të Hajrullës nuk ishin rastësore, por dyshohet se buronin nga një person i brendshëm që i informonte për çdo lëvizje, përfshirë edhe planet e goditjes ndaj tyre dhe bashkëpunëtorëve.

SPAK thekson se Hajrulla dhe Matodashaj komunikonin në mënyrë të vazhdueshme edhe pas ngjarjeve kriminale, duke analizuar detajet e ekzekutimit të Gentian Qarrit, i cili dyshohet se u krye me porosi të tyre, përmes komunikimeve të koduara dhe radio-komunikimeve mes grupeve.

Fatmir Hyseni, i shpallur në kërkim për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, dyshohet se ka lidhje edhe me ekzekutimin e Edison Harizajt, i njohur me nofkën “Faqedjeguri” apo “El Padrino” i Vlorës.

Harizaj u ekzekutua më 6 nëntor 2018 në Kavajë, teksa udhëtonte nga Tirana drejt Vlorës, ku ndaj automjetit të tij u qëllua me breshëri armësh, duke marrë disa plumba fatalë.

Pas vrasjes së tij, drejtimi i grupit kriminal në Vlorë dyshohet se kaloi te Inez Hajrulla, periudhë që sipas hetimeve shoqërohet me një seri përplasjesh dhe ngjarjesh të dhunshme në qytet, të interpretuara si zinxhir hakmarrjesh mes grupeve rivale.

Pjesë nga përgjimet:

ERVIS MATODASHAJ: Po atë e mori ambulanca

INEZ HAJRULLA: Le ta marri, deri tek shkallët e spitalit do vejë po e ka marrë ambulance.

Kjo nënkupton se Qarri po transportohej me ambulancë dhe Hajrulla, shpreh bindjen se nuk do iu mbijetojë plagëve.

Gjithçka shkoi sipas planit, deri në arratisjen e autorëve apo zhdukjen e mjetit.

Në biseda zbulohet si diçka iu shkon në favor, policia nga informacionet në rrugët operative duket se gabim për llojin e automjetit të autorëve, që kthehet në bisedë diskutimi mes Matodashajt e Hajrullës.

ERVIS MATODASHAJ: Po këta po kërkojnë ‘Golf’

INEZ HAJRULLA: Fola, po ça thua, kanë ngatërruar makinë vk mu tek Milano jan ata!

ERVIS MATODASHAJ: Kush ka ngatërruar makinë?

INEZ HAJRULLA: Shteti, në vend të makinës saktë, kanë thënë ‘Golf’ . Njërzit që kanë dhënë informacion

ERVIS MATODASHAJ: Ok, super…

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit