Shkencëtarët zbulojnë: Ecja e rregullt përmirëson ndjeshëm shëndetin

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13.04.2026, 14:50

Studime të reja tregojnë se ecja e përditshme ka një ndikim të madh pozitiv në shëndetin e njeriut. Ndryshe nga sa thuhej më parë se nevojiten rreth 10,000 hapa në ditë për të patur një shëndet të mirë, tani rezulton se nuk është e domosdoshme të arrihet kjo shifër.

Sipas studiuesve, vetëm 20 minuta ecje në ditë mjaftojnë për të sjellë përmirësime të dukshme në organizëm. Një shëtitje e thjeshtë ndihmon në përmirësimin e qarkullimit të gjakut, ul presionin e gjakut dhe redukton rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Po ashtu, ecja ndihmon në mbajtjen stabile të nivelit të sheqerit në gjak, duke ulur rrezikun për zhvillimin e diabetit.

Përfitime vërehen edhe për trurin: qarkullimi më i mirë i gjakut ul rrezikun e demencës dhe problemeve me kujtesën.

Ekspertët theksojnë se edhe 3,000–4,000 hapa në ditë janë të mjaftueshëm për të sjellë përfitime shëndetësore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit