Ura 430 milionë lekëshe që do të lidhë SPAK-un me BKH-në

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 13.04.2026, 14:40

Një lidhje e re infrastrukturore ka nisur për të bashkuar fizikisht zyrat e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) me ato të Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Ura, e vendosur mbi rrugën Jordan Misja në Tiranë, synon të përmirësojë ndjeshëm komunikimin dhe bashkëpunimin operacional mes dy institucioneve kyçe të drejtësisë, duke lehtësuar lëvizjen dhe koordinimin në kohë reale.

Projekti është pjesë e lejes me objekt “Ndërtim dhe rikonstruksion për godinën e re të SPAK”, e miratuar më 25 shkurt 2025. Vlera totale e investimit arrin në rreth 430 mln lekë me TVSH. Punimet po realizohen nga bashkimi i operatorëve ekonomikë “K.A.E.XH” shpk, “2.T” shpk dhe “AESS” shpk. Ura synon të lehtësojë komunikimin dhe bashkëpunimin operacional mes dy institucioneve të drejtësisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit