Presidenti Trump e portretizon veten si i dërguari i Zotit!

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 13.04.2026, 13:50

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka publikuar në rrjetet sociale një imazh të krijuar nga Inteligjenca Artificiale, ku paraqitet si “Mesia”. Në figurë, ai shfaqet i veshur me rroba të bardha dhe të kuqe, duke vendosur dorën mbi ballin e një personi të sëmurë, ndërsa një dritë hyjnore e rrethon, së bashku me figura të tjera që e shohin në mënyrë adhurimi.

“Mesia” është një term me origjinë fetare që do të thotë “i zgjedhuri” ose “i dërguari i Zotit”, dhe lidhet me figurën e një shpëtimtari që sjell drejtësi, paqe dhe shpëtim për njerëzimin. Në krishterim ai identifikohet me Jezusin, ndërsa në judaizëm pritet ende si një figurë që do të vijë në të ardhmen, edhe në islam Jezusi (Isa) konsiderohet Mesia, por si profet. Në përdorimin modern, fjala përdoret shpesh në mënyrë figurative për persona që paraqiten ose shihen si “shpëtimtarë” në situata të vështira.

Postimi është bërë në platformën Truth Social, menjëherë pas deklaratave të tij kritike ndaj Papa Leone XIV. Trump e akuzoi Papën se po i shërben së majtës radikale dhe se duhet të sillet si një lider fetar dhe jo si politikan, duke shtuar se zgjedhja e tij në krye të Vatikanit nuk do të kishte ndodhur pa ndikimin e tij si president.

Nga ana tjetër, Papa Leone XIV reagoi duke theksuar se nuk do të ndalojë së foluri për paqen dhe dialogun, pavarësisht kritikave. Ai nënvizoi rëndësinë e përfundimit të konflikteve dhe promovimit të bashkëpunimit ndërkombëtar, duke mbajtur një qëndrim të qartë kundër përshkallëzimit të tensioneve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit