Papa Leone XIV sfidon kritikat e Trump: Do të vazhdoj thirrjet kundër luftës

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13.04.2026, 13:42

Papa Leone XIV i është përgjigjur kritikave të presidentit amerikan Donald Trump, duke theksuar se nuk dëshiron të përfshihet në një debat me të, por do të vazhdojë të shprehë qëndrimet e tij kundër luftës.

Në një deklaratë për Reuters, Papa u shpreh se nuk është qëllimi i mesazhit të Ungjillit të keqpërdoret nga askush dhe theksoi se angazhimi i tij do të mbetet i pandryshuar: promovimi i paqes, dialogut dhe bashkëpunimit shumëpalësh mes shteteve, me synimin për zgjidhjen e drejtë të konflikteve.

Do të vazhdoj të flas me zë të lartë kundër luftës, duke kërkuar të promovoj paqen, dialogun dhe marrëdhëniet shumëpalëshe midis shteteve për të gjetur zgjidhje të drejta për problemet,” u shpreh ai.

Më herët, Donald Trump deklaroi në një postim në Truth Social se, sipas tij, nëse ai nuk do të ishte në Shtëpinë e Bardhë, Papa Leo nuk do të ishte në Vatikan. Më pas, nga Baza Ajrore Andrews në Maryland, ai e quajti Papën “shumë liberal” dhe e akuzoi se “nuk beson në luftën kundër krimit”, duke shtuar se nuk është “një admirues i tij”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit