Ministri i Shëndetësisë në Hungari bëhet viral me kërcimin e tij para se të betohej

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 13.04.2026, 12:54

Fitorja e partisë Tisza po dominon diskutimet publike në Hungari, duke u reflektuar jo vetëm në arenën politike, por edhe në rrjetet sociale.

Një video nga festimet, ku shfaqet kandidati për postin e Ministrit të Shëndetësisë, është bërë virale dhe ka nxitur një valë të madhe reagimesh në TikTok.

“Zsolt Hegedus, kandidati për Ministrinë e Shëndetësisë, është i lumtur”, thuhet në mbishkrimin e videos, e cila ka grumbulluar miliona shikime.

Ndërkohë, mundësia që Peter Magyar dhe partia Tisza të formojnë qeverinë, bazuar në rezultatet e zgjedhjeve të 12 prillit, ka ndezur imagjinatën e përdoruesve hungarezë në internet, të cilët kanë shpërndarë një sërë memesh humoristike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit