Bllokohen për tre ditë pikat doganore me Malin e Zi, Serbinë dhe Bosnjën

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13.04.2026, 12:25

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka njoftuar këtë të hënë, më 13 prill, se në tre ditët në vijim do të ketë kufizime të përkohshme në pikat doganore me Malin e Zi, Serbinë dhe Bosnjën dhe Hercegovinën.

Sipas njoftimit, masa vjen si pasojë e një greve të paralajmëruar nga transportuesit në këto tre vende, e cila pritet të zhvillohet në datat 14–16 prill.

Për këtë arsye, gjatë periudhës së grevës do të pezullohet kalimi i mjeteve të tonazhit të rëndë në kufi.

Megjithatë, autoritetet kanë bërë të ditur se përjashtim do të bëhet vetëm për transportin e kafshëve të gjalla, rastet emergjente, si dhe për lëvizjen e autoveturave.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit