Gjeti hajdutin të varur në xham, Nikollaqi: Ishte me kapuç, gati për vjedhje

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13.04.2026, 11:32

Një 47-vjeçar, i identifikuar si Ilir Zarka, është gjetur pa shenja jete në një banesë në Fier, ndërsa dyshohet kishte hyrë për të kryer vjedhje.

Trupi i tij është konstatuar fillimisht nga një fqinj i pronarit të shtëpisë, pasi ky i fundit ndodhej prej rreth një muaji në Greqi.

Nga ana tjetër Nikollaq Lule, që kujdesej për banesën e vëllait të tij, Uan Lule, ka dhënë një deklaratë për mediat, ku ka treguar rrethanat e ngjarjes. Sipas tij, viktima ishte e veshur me kapuç dhe doreza, çka e bënte të dyshonte se ishte përgatitur për të hyrë për vjedhje.

E gjeta të varur këtu. Vëllai ka ikur, po bën një muaj në Greqi te fëmijët. Do kalonte Pashkët dhe do vinte. Unë para dy ditësh isha këtu, kontrollova, por nuk gjeta gjë. Mirëpo kaloi një komshi që vjen përditë për t’i ushqyer qenin, kur kishte ardhur sot në mëngjes kishte gjetur një person këtu në dritare dhe kishte lajmëruar policinë. Lajmërova edhe unë vëllanë, pastaj erdha këtu sepse i kam unë çelësat e shtëpisë. Xhamat janë të vegjël, mirëpo ai ka tentuar të futet aty, e për pasojë ka ngecur gjysma e trupit. Në mëngjes ai zotëria që vjen ushqen qenin e kishte gjetur të vdekur. Unë nuk jetoj këtu, erdha sepse kisha çelësat e shtëpisë. Nuk e njoh (viktimën). Ishte me kapuç, me doreza, i përgatitur për vjedhje. Nuk kishte mjete identifikuese me vete.”, tha ai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit