Një qytetar ka ngritur shqetësimin për një situatë problematike në zonën e liqenit të Paskuqanit, duke raportuar për një shtim të pazakontë të mizave dhe insekteve, që sipas tij janë përhapur masivisht në gjithë zonën.
Ai e përshkruan situatën si një “pushtim” që i ka kthyer shëtitjet e pasditeve në një makth të vërtetë.
Sipas qytetarit, përveç mizave dhe insekteve të shumta, në zonë është vënë re edhe prania e shtuar e zvarranikëve, minjve dhe gjarpërinjve, duke krijuar shqetësime dhe rrezik te qytetarët.
Në denoncimin e tij, ai i bën thirrje kryetarit të bashkisë, Rakip Suli, që të ndërhyjë sa më shpejt me masa konkrete për pastrimin dhe dezinfektimin e zonës, si dhe për kontrollin e faunës problematike.
Denoncimi i qytetarit:
Pushtim alien ne liqenin e Paskuqanit. Kipe futi naj flit mizash pap-pap sic di ti, se na zu malaria. Flm, pap-pap pip-pip.