Hajduti në Fier humb jetën gjatë grabitjes së banesës

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 13.04.2026, 11:09

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në lagjen “18 Shkurti” në Fier, ku një person është gjetur i pajetë brenda një banese trekatëshe. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se 40-vjeçari, ende i paidentifikuar, ka tentuar të hyjë për të vjedhur në banesë, por ka mbetur i bllokuar në dritare, duke humbur jetën në rrethana ende të paqarta.

Banesa i përket Uan Lules, i cili prej rreth një muaji ndodhet në Greqi pranë familjes së tij. Sipas dëshmisë së vëllait të kryefamiljarit, Nikollaq Lule, një fqinj që kujdeset për shtëpinë ka konstatuar trupin e pajetë të të riut në dritare dhe ka njoftuar menjëherë policinë.

Trupi i viktimës është dërguar në morgun e Fierit për ekspertizë mjeko-ligjore, ndërsa ende nuk është bërë identifikimi i tij. Policia po vijon hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për një tentativë grabitjeje që ka përfunduar tragjikisht apo për një ngjarje me elementë të tjerë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit