“Drejtoresha e ABI Bank më mori lekët dhe u zhduk”

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 13.04.2026, 11:01

Një qytetare ka drejtuar një denoncim në redaksinë tonë, ku pretendon se një zonjë që paraqitet si drejtoreshë pranë ABI Bank i ka marrë një detyrim financiar dhe më pas ka ndërprerë çdo kontakt.

Sipas saj, gjithçka ka ndodhur në mirëbesim, pasi zonja në fjalë ishte kliente e dyqanit të tij dhe frekuentonte ambientin rregullisht.

“E kam pritur 16 muaj dhe nuk kam marrë asnjë përgjigje. Pas asaj dite nuk është shfaqur më,” shprehet denoncuesja.

Ajo shton se ka tentuar të kontaktojë edhe bankën përkatëse, por sipas tij nuk ka marrë reagim.

Rasti ngre pikëpyetje serioze mbi përgjegjësinë individuale dhe verifikimin e pretendimeve.

📩 Denoncuesja kërkon të mbetet anonime dhe të likujdohet borxhi.

📌 Redaksia është në pritje të një reagimi nga pala e përmendur dhe zgjidhje te konfliktit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit