Xhamat e thyer në Pallatin e Kulturës në Laç rrezik për qytetarët, bashkia s’do tia dijë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13.04.2026, 10:01

Një qytetare ka ngritur shqetësimin për gjendjen e rrezikshme në ambientet e Pallatit të Kulturës në Laç, ku ndodhet edhe zyra e aplikimeve për dokumente identifikimi (IDENTITEK).

Sipas saj, prej disa kohësh xhamat e jashtëm të godinës janë thyer duke paraqitur rrezik serioz për qytetarët, veçanërisht për fëmijët.

Ajo tregon se gjatë kohës që po priste për të kryer procedurat e pasaportës së fëmijëve, djali i saj i vogël për pak sa nuk u lëndua nga xhamat e thyer. “M’u ngrit gjaku kur e pashë, mjafton një moment dhe mund të ndodhë një tragjedi”, shprehet qytetarja, duke theksuar rrezikun e madh që paraqesin këto kushte.

Qytetarja u bën thirrje institucioneve përgjegjëse që të ndërhyjnë sa më parë për të eliminuar rrezikun, duke riparuar dëmtimet dhe duke marrë masa për sigurinë e qytetarëve që frekuentojnë këtë ambient.

Denoncimi i qytetares:

Pallati kultures Laç skandal. Ka kohe qe jan kshu. Isha tu bo pashaporten e fmive Sepse esht zyra iIDENITEK.al brenda Dhe djali vogel desh futi koken te xhamat e thyer kur e pash mu ngri gjaku Sepse mjafton pak qe te pritet damari kryesor i qafes dhe te vdes fmija. Ju lutem postojeni se esht rrezik i madh. Dhe te marrin masa. Ti vendosin

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit