Një “trend” i pazakontë ka shpërthyer në rrugët e Selanikut, duke kthyer makinat me targa shqiptare në qendër të vëmendjes.
Në videon që po bën xhiron e rrjeteve sociale, shihen dhjetëra qytetarë me telefona në duar, të fokusuar tek çdo automjet që mban targa nga Shqipëria. Disa i filmojnë nga trotuaret, të tjerë madje ndalojnë për të kapur momentin nga afër, si një fenomen i rrallë nl rrugët e Greqisë.
Ndërkohë, prania e makinave shqiptare në Selanik është rritur ndjeshëm, sidomos gjatë fundjavave dhe sezonit të udhëtimeve, çka mund të ketë nxitur këtë reagim të papritur.
Një gjë është e sigurt: Disa minuta në rrugët e Selanikut, me një targë shqiptare mjafton për të të kthyer në “yllin” e radhës në kamerat e kalimtarëve.