Qytetari filmon krijesën e veçantë në bregdetin e Shëngjinit

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 12.04.2026, 18:55

Një video e pazakontë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, ku një qytetar nga Lezha ka filmuar një krijesë të veçantë në bregdetin e Shëngjinit.

Gjatë një shëtitjeje buzë detit, vëmendjen e tij e ka tërhequr një gjallesë që në shikim të parë duket si një yll deti, por lëvizjet e saj janë krejtësisht ndryshe. Me pesë tentakula të gjata dhe të holla që lëvizin si gjarpërinj, krijesa duket sikur ka dalë nga filmat fantastiko-shkencorë.

I habitur nga pamja e saj, qytetari shprehet se nuk ka parë kurrë diçka të tillë më parë në ujërat tona dhe kërkon ndihmën e ndjekësve për ta identifikuar.

"Përshëndetje JOQ! E filmova këtë krijesën sot në Shëngjin. Ishte shumë e çuditshme, si yll deti por këmbët i lëvizte si oktapod. A e di kush çfarë mund të jetë, se nuk kemi parë ndonjëherë të tillë këtu?" – shkruan ai.

Në fakt, bëhet fjalë për atë që njihet si "Ylli i brishtë" (Ophiuroidea), një 'kushëri i largët' i yllit të zakonshëm të detit. Ndonëse jetojnë në thellësi dhe zakonisht fshihen nën gurë, këtë herë kjo krijesë ka dalë "për vizitë" në sipërfaqe, duke surprizuar qytetarët.

Po ju, a keni hasur ndonjëherë në krijesa të tilla gjatë pushimeve tuaja?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit