Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 12.04.2026, 12:43
Një zjarr ka rënë në një pallat shumëkatësh në lagjen “Gjevdet Nepravishta”, pranë spitalit të Lushnjës, duke shkaktuar panik te banorët e zonës. Flakët janë konstatuar fillimisht nga vetë banorët, të cilët kanë njoftuar menjëherë shërbimin zjarrfikës pas shfaqjes së tymit.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve, zjarri është izoluar në një apartament në katin e tretë, duke shmangur përhapjen në banesat e tjera të pallatit. Në vendngjarje ka mbërritur edhe policia, e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se zjarri është vendosur qëllimisht nga pronari i banesës, një 40-vjeçar, i cili më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Burime policore bëjnë me dije se ai dyshohet të ketë probleme të shëndetit mendor dhe aktualisht po punohet për lokalizimin e tij.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR