Vrasësi i Çangut në Nikël: Më qëlloi me kosë në krah, mora çiften dhe e vrava

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 12.04.2026, 12:27

Autori i vrasjes së 48-vjeçarit Artur Çangu në Fushë Krujë, Eduart Afmataj, ka dëshmuar para grupit hetimor duke treguar dinamikën e ngjarjes. Sipas tij, fillimisht mes tyre ka pasur një konflikt verbal, i cili më pas ka eskaluar në përplasje fizike.

Afmataj ka deklaruar se Artur Çangu e ka goditur me një kosë të vogël në krah, ndërsa ai më pas ka marrë një çifte dhe ka qëlluar 48-vjeçarin, duke i shkaktuar vdekjen. Pas ngjarjes, ai ka njoftuar Policinë dhe më pas është larguar nga vendi i krimit.

Autori është arrestuar brenda 24 orëve në zonën e Bruz Malit në Malësi të Krujës, ku ishte fshehur në një zonë të thellë. Gjatë arrestimit ai nuk ka bërë rezistencë, ndërsa arma e krimit ende nuk është gjetur nga policia.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit