Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar përmes një publikimi në platformën Truth Social, pas dështimit të bisedimeve SHBA–Iran të zhvilluara në Islamabad. Në reagimin e tij, Trump mundësinë e vendosjes së një bllokade detare ndaj Iranit, në rast se Teherani refuzon të pranojë kërkesat amerikane.
Artikulli, i titulluar “Karta e Trump nëse Irani nuk tërhiqet: një bllokadë detare”, është publikuar nga media pro-Trump Just the News dhe argumenton se një masë e tillë do të kishte ndikim të rëndë në ekonominë iraniane.
Sipas këtij vlerësimi, një bllokadë detare do të rriste presionin edhe ndaj vendeve si Kina dhe India, të cilat janë ndër blerësit kryesorë të naftës iraniane. Siç raportohet, një skenar i tillë do të mbështetej në strategji të mëparshme sanksionesh dhe kufizimesh, me synimin për të rritur presionin negociues ndaj Teheranit.