Macja traumatizon pronaren, e sulmon papritur agresivisht

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 11.04.2026, 22:39

Një video që po bën xhiron e rrjetit tregon momentin e papritur kur një mace shtëpiake kthehet në një makth për pronaren e saj brenda pak sekondash. Në pamjet e regjistruara nga kamera e sigurisë, shihet e reja duke u marrë me punët e saj, kur papritur macja humbet qetësinë dhe nis ta sulmojë në mënyrë agresive.

Reagimi i vajzës është i menjëhershëm, mes panikut dhe përpjekjes për t’u mbrojtur. Në kaosin e krijuar, ajo përplas çfarë i del përpara, përfshirë edhe ventilatorin e dhomës, i cili përfundon i rrëzuar dhe i dëmtuar në dysheme. Bërtitjet dhe lëvizjet e saj e kthejnë skenën në një moment tensioni të fortë, ndërsa videoja është bërë sërish virale në rrjet.

A ndodhin këto sulme “nga hiçi”?

Lidhur me këtë rast, veterinerja Dr. Arah May Virtucio ka dhënë një shpjegim të detajuar për arsyet që mund të çojnë në një sjellje të tillë. Sipas saj, macet shpesh keqkuptohen.

“Është një keqkuptim i zakonshëm kur macet konsiderohen agresive. Shpesh ato janë thjesht të stresuara”, është shprehur ajo.

Sipas ekspertes, shkaqet kryesore janë:

Stresi i lartë: zhurmat e forta, aromat e reja ose lëvizjet e papritura mund ta bëjnë macen të ndihet e kërcënuar.

Gjendja hormonale: veçanërisht gjatë periudhës së çiftëzimit (heat), kur nuk arrin të shkarkojë instinktin natyral.

Mungesa e lojës dhe aktivitetit: nëse nuk kanë hapësirë për të shkarkuar energjinë, mund të reagojnë në mënyrë impulsive.

Shenjat paralajmëruese:

Veterinerja thekson se sulme të tilla rrallë ndodhin pa shenja paraprake. Shenjat që duhen vëzhguar janë veshët e kthyer mbrapa, shikimi i fiksuar dhe intensiv, ulërimat kërcënuese, si edhe ndalimi i papritur gjatë lojës.

Në rast kafshimi, rekomandohet konsultim i menjëhershëm me mjekun dhe marrja e vaksinës kundër tërbimit si masë sigurie.

Videoja ka hapur një debat të gjerë në rrjet, duke kujtuar se edhe macet më të buta ruajnë instinktet e tyre dhe mund të reagojnë fort në situata stresi ose frike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit