Vuan nga skleroza, a e ka parë dikush gjysh Jusufin?

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 11.04.2026, 21:33

Një i moshuar 94-vjeçar është raportuar i humbur në Durrës, ndërsa familjarët dhe të afërmit kërkojnë ndihmën e qytetarëve për ta gjetur sa më shpejt.

Bëhet fjalë për Jusuf Drapnin, i cili, sipas denoncimit të mbërritur në redaksinë tonë, është larguar që prej orës 13:00 dhe që prej asaj kohe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.

Sipas informacionit të dhënë nga familjarët dhe fqinjët, i moshuari është parë për herë të fundit në zonën pranë stadiumit, në lagjen 5 të qytetit.

Ai është 94-vjeç, mban një kapele dhe në momentin kur është larguar ka qenë i veshur me xhaketë të zezë.

Familjarët bëjnë me dije se i moshuari vuan nga skleroza, çka e bën situatën edhe më shqetësuese dhe kërkimin urgjent.

Rasti është raportuar edhe në polici, ndërsa të afërmit apelojnë që kushdo që mund ta ketë parë ose ka informacion mbi vendndodhjen e tij të kontaktojë menjëherë në numrin: +355 69 642 6182.

Çdo minutë është e rëndësishme. Nëse ndodheni në zonën e Durrësit dhe keni parë një të moshuar me përshkrimin e mësipërm, ju lutemi njoftoni familjarët ose autoritetet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit