Prokurori i SPAK nxjerr të pafajshëm Jonaid Myzyrin me miliarda nga tenderat

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 11.04.2026, 20:48

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kërkuar në gjykatë pushimin e çështjes penale ndaj ish-kreut të Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri, i cili ishte marrë më herët i pandehur për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.

Duket se Myzyri është akuzuar kot se ka vjedhur pasi duart e vockëla i ka të pastra. Pasuria e tij nuk shkon më shumë se 160 cm dhe drejtësia i ka rënë në qafë kot...

Sipas kërkesës së dorëzuar në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), hetimet nuk kanë provuar elementë të mjaftueshëm për konsumimin e veprës penale, duke çuar në kërkesën për mbylljen e dosjes.

Bashkë me Myzyrin, kërkohet pushimi i çështjes edhe për anëtarët e KPP-së Vilma Zhupaj, Lindita Skeja, Merita Zeqaj dhe Enkeleda Bega.

Hetimet lidhen me një procedurë tenderuese me vlerë rreth 2.2 milionë euro, të zhvilluar në vitin 2020 për mirëmbajtjen e segmentit rrugor Rrëshen (Ura e Fanit)–Shpal, Shpal–Qafë Bene–Hadroj dhe Shpal–Ura e Repsit, me gjatësi totale rreth 59 kilometra.

Çështja pritet të shqyrtohet nga gjykata, e cila do të vendosë nëse do të pranojë kërkesën e SPAK për pushimin e hetimeve, të paraqitur nga prokurori i posaçëm Elvin Gokaj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit