Humbi babanë, tifozët rivalë përqafojnë portierin pas penalltisë së pritur

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 11.04.2026, 18:30

Një moment prekës po bëhet sërish viral në rrjetet sociale, duke treguar se futbolli shpesh shkon përtej rivalitetit dhe rezultatit.

Në prill të vitit 2025, portieri belg Brent Stevens, vetëm 21-vjeç, bëri debutimin e tij si profesionist me ekipin belg, Jong Genk, vetëm pak ditë pasi humbi babanë, i cili ndërroi jetë pas një sëmundjeje. Para nisjes së ndeshjes në fushën e RFC Liège, u mbajt një minutë heshtje në kujtim të të atit, ndërsa i riu qëndronte mes shtyllave dukshëm i prekur emocionalisht.

Pavarësisht dhimbjes së madhe, Stevens tregoi forcë të jashtëzakonshme. Gjatë ndeshjes ai arriti të presë një penallti në minutat shtesë, një moment që ndezi duartrokitjet jo vetëm të tifozëve të ekipit të tij, por edhe të tifozëve kundërshtarë në stadium.

Ajo që ndodhi më pas ka prekur mijëra njerëz në mbarë botën: tifozët e Liège, edhe pse rivalë, nisën t’i thërrisnin emrin dhe pas vërshëllimës përfundimtare e përqafuan në një skenë që shumë e kanë cilësuar si një nga momentet më të bukura të njerëzimit në futboll. Videoja po shpërndahet sërish masivisht, si dëshmi se respekti dhe empatia mund të triumfojnë mbi çdo rivalitet.

Një histori që tregon se futbolli nuk është thjesht vetëm një lojë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit