Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 11.04.2026, 16:37
Është arrestuar Eduart Afmataj, autori i dyshuar i vrasjes së Artur Çangu në Nikël.
Ai u kap në zonën e Qafë Shtamës, ku ishte fshehur në një banesë të vjetër të braktisur.
Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, kur Çangu kishte shkuar në banesën e prindërve të tij dhe kishte parkuar automjetin në rrugë. Ky veprim ka sjellë reagimin e Afmatajt, i cili pretendonte se i bllokohej kalimi.
Debati mes tyre fillimisht ka qenë verbal, por më pas ka kaluar në përplasje fizike. Në vijim, Afmataj ka marrë një armë gjahu tip “çifte” dhe ka qëlluar për vdekje fqinjin e tij.
Pas krimit, ai ka njoftuar vetë policinë dhe më pas është larguar me shpejtësi nga vendngjarja.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR