Ish-ushtaraku në Picallë u shiste armë grupeve kriminale, iku me vrap sa pa policinë

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 11.04.2026, 16:27

Një operacion policor i zhvilluar në Tiranë ka çuar në zbulimin e një baze të mirëfilltë armatimi në zonën e Picallës. Operacioni solli sekuestrimin e një arsenali të konsiderueshëm armësh dhe municionesh, ndërsa në pranga ra një 66-vjeçare dhe u shpall në kërkim djali i saj, Oltjan Qershori.

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë kontrollit në banesë u gjetën dhe sekuestruan 9 armë zjarri,5 automatikë, 1 pushkë dhe 3 pistoleta, si dhe një armë gjahu, një silenciator, uniforma dhe pajisje që ngjajnë me ato të Policisë. Po ashtu, u zbuluan rreth 900 fishekë luftarakë, fitila zjarrpërcjellës dhe kapsolla detonatore, çka tregon përmasën dhe rrezikshmërinë e kësaj baze.

Operacioni u zhvillua nga strukturat e Komisariati i Policisë Nr. 1, të cilat kishin marrë më herët informacion se 41-vjeçari posedonte një armë pa leje. Në momentin që forcat e policisë kanë mbërritur pranë banesës, Qershori ka vënë re mjetet e policisë dhe është larguar me shpejtësi, duke arritur t’i shpëtojë arrestimit.

Gjatë kontrollit në banesë është gjetur vetëm nëna e tij, e cila fillimisht ka mohuar që armët t’i përkisnin familjes. Megjithatë, sasia dhe lloji i armatimit të sekuestruar kanë ngritur dyshime të forta për përfshirje në veprimtari të paligjshme.

Burime nga hetimi bëjnë me dije se Oltjan Qershori ka qenë më herët pjesë e Forcave të Armatosura, por është përjashtuar disa vite më parë për sjellje jo korrekte. Edhe pse nuk rezulton me precedent penal të regjistruar, hetuesit dyshojnë se ai mund të ketë bashkëpunuar me grupe kriminale për trafikimin dhe shitjen e armëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit