“Djemtë kanë gjetur telefonin tim dhe e kanë marrë, i lutem të ma kthejnë”

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 11.04.2026, 15:00

Një qytetare i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një ngjarje të ndodhur një ditë më parë në Lushnjë.

Sipas saj, teksa ishte duke ecur, pa e kuptuar i ka rënë nga xhepi telefoni celular. Nga verifikimi i kamerave të sigurisë, rezulton se pajisja është gjetur dhe marrë nga dy të rinj që lëviznin me biçikletë.

Nëpërmjet këtij denoncimi, qytetarja u bën apel të rinjve që t’ia kthejnë telefonin, duke ofruar edhe një shpërblim prej 5 mijë lekësh të rinj. Në të kundërt, ajo paralajmëron se do t’i drejtohet policisë për ndjekje ligjore të rastit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit