Kreu i PD-së, Sali Berisha, në komunikimin e përjavshëm me qytetarët, deklaroi se kryeministri Edi Rama ka përdorur 83 mandatet e fituara në parlament për të mbrojtur, sipas tij, çështje që lidhen me dosjen e Belinda Ballukut. Ai e akuzoi qeverinë për përdorim të shumicës parlamentare në funksion të mbrojtjes së aferave korruptive.
Berisha shtoi gjithashtu se, sipas një prokurori të cituar prej tij, Balluku mund të përballet me një dënim deri në 37 vite burg, ndërsa theksoi se përgjegjësia për këtë çështje, sipas tij, shkon edhe te kryeministri Rama, të cilin e konsideron më përgjegjës se ish-zëvendëskryeministrja në këtë dosje.
Berisha: Edi Rama që përdori 83 mandatet e krimit vjedhjet e të paktën 1.2 mld euro që siç tha prokurori Lubi Balluku meritonte 37 vite burg që meritonte Rama më shumë. Dosja është absolutisht simetrike, se është më e madhe përgjegjësia e Ramë në dosje. Nuk besoj se ka ndërmend të pranojë.