Të shtëna me armë në një lokal në Tropojë, i riu qëllon drejt dy 18-vjeçarëve

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 11.04.2026, 12:23

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e djeshme në qytetin e Bajram Currit, në Tropojë, rreth orës 23:00, në ambientet e një lokali. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta, ku një 26-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të dy personave, S. M. dhe S. D., të dy 18 vjeç.

Si pasojë e të shtënave, është plagosur në dorë shtetasi S. M., i cili ka marrë menjëherë ndihmën mjekësore dhe më pas është larguar për në banesë. Ndërkohë, autori i dyshuar është identifikuar nga policia si A. I., 26 vjeç, banues në Bajram Curri, i cili është shpallur në kërkim.

Policia bën me dije se shërbimet vijojnë kontrollet intensive për kapjen e autorit, ndërsa nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes. Materialet janë referuar për veprime të mëtejshme procedurale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit