Vdekja e Iglit te ‘Orange Club’, menaxheri mohon punësimin: Ishte mik me pronarin

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 11.04.2026, 11:55

Në Sarandë, 33-vjeçari Igli Gjoca humbi jetën gjatë punës në ambientet e klubit të natës Orange Club Sarandë. Administratori i klubit, Ermal Fataj, ka mohuar para policisë që i riu të ishte i punësuar, duke deklaruar se ai kishte shkuar atë pasdite në ambientet e lokalit vetëm për të parë punimet që po kryheshin, për shkak të një miqësie me pronarin.

Nga ana tjetër, raportimet tregojnë se Gjoca, krahas punës së tij në një servis lyerjeje makinash, ka qenë i angazhuar edhe më herët në “Orange Club” për përgatitjet e sezonit turistik. Sipas të njëjtave burime, ai ka punuar më parë edhe si kamarier në të njëjtin lokal, përpara se të hapte biznesin e tij, duke ngritur pikëpyetje mbi statusin e tij të punësimit në momentin e ngjarjes.

Kjo nuk është hera e parë që ky lokal përballet me ngjarje të rënda. Dy vite më parë, në të njëjtat ambiente, një 17-vjeçar humbi jetën pasi u zu poshtë nga ashensori i mallrave, pas këputjes së kavos. Pas atij incidenti, policia arrestoi personin që kishte montuar ashensorin dhe shpalli në kërkim pronarin e lokalit, ndërsa ngjarja kishte ngritur shqetësime për sigurinë në vendin e punës në këtë subjekt.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit