Përfshihet nga flakët bujtina turistike në Librazhd

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 11.04.2026, 10:58

Një bujtinë turistike në fshatin Dorëz, në Librazhd, është përfshirë nga flakët gjatë natës së kaluar, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale në objekt.

Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe, pas disa orësh ndërhyrjeje intensive, kanë bërë të mundur shuarjen e plotë të zjarrit dhe vënien e situatës nën kontroll.

Dyshimet paraprake tregojnë se shkaku mund të ketë qenë një defekt në rrjetin elektrik, ndërsa përhapja e shpejtë e flakëve është ndihmuar nga ndërtimi prej druri i godinës. Fatmirësisht, nuk ka persona të lënduar, ndërsa hetimet për ngjarjen vijojnë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit