Ish-kryebashkiaku i New York bëhet shqiptar! Merr nënshtetësinë

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 11.04.2026, 09:08

Ish-kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, është pajisur me shtetësi shqiptare, duke konfirmuar një zhvillim që ka tërhequr vëmendje si në Shqipëri ashtu edhe në SHBA. Vendimi është marrë përmes një dekreti të posaçëm nga presidenti Bajram Begaj, duke i hapur rrugë Adams të marrë edhe pasaportën shqiptare.

Sipas raportimeve, shtetësia nuk është dhënë përmes procedurave të zakonshme të natyralizimit, por me kërkesë të vetë Adams dhe në kuadër të një vendimi të veçantë institucional. Burime të ndryshme e përshkruajnë këtë lëvizje si një formë shtetësie me karakter më tepër simbolik apo nderi, e lidhur me marrëdhëniet e tij me komunitetin shqiptaro-amerikan dhe vizitat e tij të mëparshme në Shqipëri.

Ky zhvillim ka ngjallur diskutime në opinionin publik, pasi gjatë një vizite të fundit në vendin tonë Adams ka thënë: New York-u është Shqipëria e Amerikës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit