Në prag të Pashkës, momente të shenjta nga shërbesa e vajtimeve dhe Epitafit

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 11.04.2026, 09:27

Këto pamje janë momente të shenjta nga vigjilja e Pashkës Ortodokse, ku besimtarë të shumtë u mblodhën në katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë dhe në qytete të ndryshme të vendit për të marrë pjesë në procesionin tradicional të Epitafit dhe shërbesës së vajtimeve, ritualet më të rëndësishme të kësaj dite.

Ceremonia në kryeqytet u drejtua nga Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Joan Pelushi, i shoqëruar nga klerikët, ndërsa qindra besimtarë me qirinj të ndezur në duar ndoqën procesionin përreth katedrales. Dalja e Epitafit simbolizon varrosjen e Jezu Krishtit dhe shënohet me shërbesën e vajtimeve, ku përkujtohen vuajtjet dhe sakrifica e tij.

Rituale të ngjashme u zhvilluan edhe në Korçë, Elbasan, Vlorë, Fier, Berat dhe Durrës, ku besimtarët morën pjesë në lutje dhe procesione solemne. E Premtja e Zezë, ose e Premtja e Madhe, përkujton vdekjen e Krishtit në kryq dhe shënohet me agjërim, lutje dhe përgatitje shpirtërore në vigjilje të festës së Ngjalljes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit