Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 10.04.2026, 16:35
“Drejtësi për Peshkëpinë, Alfred Beleri i akuzuar!”, ky është mesazhi që është shfaqur në disa qytete të vendit, në përkujtim të 32-vjetorit të Masakrës së Peshkëpisë, e ndodhur më 10 prill 1994. Në këtë sulm, të kryer nga një komando e armatosur, humbën jetën oficeri Fatmir Shehu dhe ushtari Arsen Gjini.
Ngjarja e rëndë ndodhi në pikën kufitare të Peshkëpisë, pranë fshatit me të njëjtin emër në Dropull, rreth katër kilometra brenda territorit shqiptar. Një grup i armatosur, i përbërë nga tetë persona me uniforma ushtarake greke dhe të maskuar, sulmoi repartin kufitar në orët e para të mëngjesit.
Fillimisht, autorët vranë ushtarin roje Arsen Gjini, ndërsa më pas hynë në ambientet e kazermës, ku qëlluan për vdekje edhe komandantin e stërvitjes, Fatmir Shehu. Nga sulmi mbetën të plagosur edhe tre ushtarakë të tjerë.
Sipas të dhënave, sulmi u mor përsipër nga një formacion paraushtarak i lidhur me një grup nacionalist grek, i cili në atë kohë promovonte ide për ndryshime territoriale në jug të Shqipërisë.
Një vit pas ngjarjes, autoritetet greke arrestuan shtatë persona të dyshuar për përfshirje në sulm, mes tyre edhe Alfred Beleri, i cili në atë kohë ishte 23 vjeç. Megjithatë, Gjykata e Athinës vendosi lirimin e tyre, duke argumentuar se nuk kishte prova të mjaftueshme për t’i shpallur fajtorë.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR