Kamionit me gurë i bie ngarkesa në autostradën Tiranë-Elbasan

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 10.04.2026, 15:00

Një incident ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën e Elbasanit.

Sipas një qytetari që ka kontaktuar redaksinë, një kamioni i janë derdhur gurët në rrugë, duke krijuar rrezik serioz për qarkullimin e automjeteve.

Për pasojë, segmenti paraqitet i rrezikshëm për drejtuesit e mjeteve, të cilëve u rekomandohet të ulin shpejtësinë dhe të tregojnë kujdes të shtuar.

Ende nuk ka informacione zyrtare lidhur me ngjarjen, ndërsa pritet reagimi i autoriteteve për pastrimin e rrugës dhe normalizimin e trafikut.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje joq live tani ne elbasan kamioni i eshte derdhur guret ne autostrade

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit