Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 10.04.2026, 15:24
Çmimet e ushqimeve në një supermarket në Bazel të Zvicrës po tërheqin vëmendjen për kontrastin e madh me Shqipërinë.
Ndërsa në vendin tonë është raportuar rritje e vazhdueshme e çmimeve, shpesh e justifikuar me faktorë të jashtëm si lufta dhe krizat globale, në Zvicër një nga vendet me standardin më të lartë të jetesës dhe paga shumë të larta produktet bazë ushqimore rezultojnë dukshëm më të lira në krahasim.
Ky realitet ka nxitur reagime dhe diskutime mbi funksionimin e tregut në Shqipëri, ku shpesh përmendet mungesa e konkurrencës së ndershme dhe prania e monopoleve. Publikimi i këtyre çmimeve synon të ndërgjegjësojë qytetarët mbi diferencat reale dhe të nxisë reflektim mbi mënyrën se si strukturohet tregu dhe çmimet në vend.
Mesazhi i qytetarit:
Përshëndetje JOQ, uroj të jeni mirë. Këto çmime janë në një supermarket në Bazel, në Zvicër. Meqë në Shqipëri çmimet janë rritur prej luftës, sipas ministres, ja sa kushtojnë ushqimet në Zvicër. Dhe kjo është e tmerrshme, që Zvicra ka standardin më të mirë në botë dhe pagat janë shumë të larta, dhe kur vjen puna, ushqimet janë kaq të lira në krahasim me Shqipërinë, me vendin më të varfër në Europë. Do të ishte mirë që ta publikoni, që edhe njerëzit t’i shohin vërtet çmimet reale sa janë, kur tregu është i pastër dhe ka konkurrencë tregtare, dhe jo monopol siç e ka vendi ynë i ndritur.


FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR